Sërish vjen marsi, Sela bëhet gati

Aleanca për Shqiptarët në muajn mars do të mbanjë kongresin e parë partiak në të cilin lideri aktual Ziadin Sela, me gjasa do të rizgjidhet edhe për një mandat në krye të ASH-së.

“Procesi për organizmin e kongresit është në vijim. Deri më tani vetëm Ziadin Sela ka dorëzuar kandidaturë për kryetar të partisë. Ai me gjasa do të jetë edhe kandidati i vetëm për kryetar, por ekziston mundësi teorike që në ditën e Kongresit të kandidaohet edhe ndonjë kandidatë”, thonë për Zhurnal nga ASH-ja.

Nga kjo parti theksojnë se ASH-ja në ndërkohë ka komunikim me dy krahët e Lëvizjes BESA, të cilët gjatë këtij muaj kanë paralajmruar dy Kongrese paralele partiake nënë logon e njëjtë.

“Nuk kemi favorit, nuk marrim asnjë anë në ndodhitë brenda partiake në Lëvizjen BESA. Kemi komunikim të vazhdueshëm me të dya palët”, thonë nga ASH-ja.StrugaLajm

Aleanca, thonë nga ky subjekt politik është e hapur për bashkëpunim edhe partitë tjera opozitare, duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, por për këtë të fundit thonë se ka një kushtë, reformim i saj i vërtet.

In : Aktuale

Loading...
loading...