Shndërrimi në ‘fantazëm’ i një prej aeroporteve më të ngarkuara në Evropë

Edhe pse deri para disa muajsh ishte një udhëkryq për qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota, aeroporti i Frankfurtit sot të kujton një “qytet” fantazmë sesa aeroporti i katërt më i ngarkuar në Evropë.

Nuk është për t’u habitur veçanërisht nëse e dimë se sa dëm i ka bërë industris së aviacionit pandemia e koronavirusit, por edhe nëse e mbajmë parasysh këtë fakt, skenat nga Frankfurti janë me të vërtetë trishtuese.

Vetëm disa shpirtra të vetmuar mund të gjenden në terminale, korridoret janë plotësisht bosh dhe ka pak dyqane dhe restorante që janë të hapura.StrugaLajm

Trafiku vazhdoi të bjerë në korrik dhe gusht. Krahasuar me vitin e kaluar, rënia e numrit të udhëtarëve në korrik ishte 81 përqind, ndërsa ajo në gusht minus78 përqind.StrugaLajm

Se sa ka ndikuar kriza në trafikun ajror, tregon mbase më së miri fakti se gushti është muaji më i suksesshëm për Frankfurtin në gjashtë muajt e fundit, sepse që nga marsi rënia e trafikut nuk ka qenë më pak se 80 përqind. /tesheshi/

In : Aktuale

Loading...
loading...