BLENDI PETROL
AktualeRajoni

Shqipëria përfitoi 1.5 miliard euro nga turizmi në 2017

1.5 miliard euro kanë qenë të ardhurat nga turizmi në vitin 2017, ndërsa Shqipëria u vizitua nga 5 milionë turistë.

Kështu deklaroi të martën Kryeministri Edi Rama, në një takim me banorët e Tepelenës, ku u ndal te sfida që del përpara për të rritur njësitë akomoduese në vend dhe për të ofruar një shërbim cilësor.

“Kjo shifër do të rritet dhe pyetja është se si do t’i përgjigjemi ne kërkesës së madhe. Kjo kërkesë nuk është vetëm për detin poshtë, por edhe për bukuritë më lartë. Sfida është jo si ti sjellim suedezet, por si t’i mbajmë aty për disa ditë që të shpenzojnë paratë këtu”, tha Rama, raporton ATSH.

Në Gjirokastër, sipas tij, zyrtarisht në 2013 kishte 6900 vizitorë, ndërsa sot ka 40 mijë të tillë.

Sipas Ramës, “kjo ndodh pasi aty ka filluar të vihet në punë motori i ekonomisë familjare, përmes hapjes së hoteleve dhe bujtinave”.

“4 vende numëroheshin ku mund të flije në 2013. Sot të shikosh subjektet e regjistruara në booking.com, një site ku regjistrohen të gjitha strukturat e mikpritjes në botë, janë 67 vetëm në Gjirokastër. Janë ende shumë pak dhe mund të jenë shumë më tepër”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button