Shqiptari kërkohet nga policia në Austri, ka vjedhur mbi 100 mijë euro

Shqiptari nga Kosova Xh. F., dyshohet se për më shumë se një vit ka kryer vjedhje të shumta në rrethinat Perg dhe Urfahr, si dhe në Graz dhe rrethinë.

Siç thuhet në njoftimin e policisë austriake, ai udhëtonte mes Austrisë së Epërme dhe rajonit të Steiermarkut. Objektiv i tij ishin ndërtesat e banimit, në të cilat hajduti i dyshuar serial thuhet se ka vjedhur më shumë se 100,000 euro. Nuk dihet që gjatë kryerjeve të veprave të hajnisë shoqërohej edhe nga ndonjë person tjetër./Albinfo.chStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...