Shqiptarit i konfiskohen mbi 96.000 euro, automjeti dhe ndalohet nga policia

Gjatë fundjavës së kaluar në vendkalimin kufitar Horgosh, oficerët e doganave, në bashkëpunim me policinë, kanë zbuluar tre përpjekje për të kontrabanduar valutë të huaj dhe sekuestruan gati 150,000 euro.

Sipas njoftimit të doganës, çështja e fundit më interesante u zbulua në orët e vona të 4 tetorit, kur një “BMW” me targa gjermane u nda mënjanë për një inspektim të hollësishëm në hyrje të vendit, me të cilin një shtetas 50-vjeçar i Republikës së Serbisë me kombësi shqiptare po udhëtonte nga Gjermania për në Preshevë.

Kur u pyet nëse ka diçka për të deklaruar pasagjeri tha se përveç sendeve personale rreth 10.000 euro nuk ka asgjë tjetër.

Pasi doganierët kishin dyshuar, doli që pasagjeri nuk e kishte thënë të vërtetën në fillim të kontrollit u gjetën një qese në dyshemenë e bagazhit, në të cilën ishin fshehur 35,000 euro dhe 9,000 dollarë amerikanë pranë pompës elektrike për goma.StrugaLajm

Gjatë kontrollit të mëtutjeshëm, një zarf me 36,610 franga zvicerane ishte gjetur brenda atleteve, i paketuar në njërën prej çantave me bagazh personal.

Përveç kësaj, rreth 2.500 euro u gjetën në portofolin e pasagjerit, përveç 10,000 eurove të raportuara, të gjetura në xhepin e bluzës që mbante udhëtari, thuhet në njoftimin e administratës doganore të Sërbisë.

Për shkak të përpjekjes për të kontrabanduar mbi 96,000 euro në monedha të ndryshme, udhëtari u mor nga policia dhe prokuroria së bashku me automjetin dhe paratë e sekuestruara.

In : Aktuale

Loading...
loading...