Shqiptarja ndezi cigaren pranë pikës së karburantit, shpërthim 4 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Korçë.

Si pasojë e shpërthimit të një makine katër persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen 9 të qytetit të Korçës.

Ndërsa sipas policisë drejtuesja e mjetit ndezi një cigare teksa makina ishte e parkuar pranë një pike karburanti.

“U njoftua për një zjarri në mjetin tip “Benz” me targa AA575PT, në pronësi të shtetases V.D, i cili ka qenë i ndaluar pranë një karburanti.StrugaLajm

Për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasi D.M, (punonjës i karburantit) drejtuesja e mjetit V.D, shtetasja J.O dhe shtetasi F.D, që ndodheshin brenda në mjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.

Paraprakisht dyshohet se në mjet ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e një cigareje nga drejtuesja e mjetit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

In : Rajoni

Loading...
loading...