Shqiptarja në Zvicër deshti ta helmojë burrin sepse ai ka një të dashur në vendlindje

Një çift nuk i detyrohej asgjë vetvetes: Flitet se burri e kishte përdhunuar dhe e kishte një dashnore – gruaja donte ta helmonte dhe ta mbyste

Të dy aktakuzat lexohen si një roman horror nga shkrimtari i suksesshëm amerikan, Stephen King. Akuza e parë ka të bëjë me një asistent inferimer 48 vjeçar. Kosovari thuhet se përdhunoi bashkëshorten e tij 53-vjeçare tre herë midis dhjetorit 2017 dhe prillit 2018, në apartamentin e përbashkët në veri të Cyrihut.

Ajo është dashur t`ia plotësojë disa fantazi erotike, ashtu si ai kishte parë në filma të blerë më parë, e që gruaja duhej t`i shikonte me të. Në një rast tjetër, asaj iu desh të tërhiqte një qese plastike të ajrosur mbi kokën e saj ndërsa burri e abuzoi. Përveç kësaj, burri thuhet se ka goditur gruan shumë shpesh.

Padia e dytë ka të bëjë me vrasje të mbetur në tentativë dhe ka të bëjë me gruan. Ajo gjithashtu punon në sektorin e infermierisë dhe akuzohet nga prokurori se i ka dhënë burrit një pije helmuese në apartament, në mbrëmjen e 5 prillit 2018. Gruaja shpërndau ilaçe të ndryshme shumë sedimentuese në një pije të bërë nga rrushi, uji dhe mjalti. Kur burri piu dy gota prej tij, ai ra në një gjumë të thellë, transmeton Shtegu.com.StrugaLajmStrugaLajm

Të nesërmen në mëngjes, kur gruaja vuri re se burri ishte ende gjallë, ajo e vuri një kabllo elektrike rreth qafës së burrit që flinte dhe e tërhoqi fortë. Burri ende i mpirë u zgjua dhe filloi të mbrohej, pas së cilës gruaja e shtrëngoi edhe më shumë. Sipas aktakuzës, kanë qenë vetëm dy fëmijët, të cilët u tronditën nga zhurma dhe u futën në dhomë, e që ishin në gjendje ta parandalonin mbytjen fatale.StrugaLajm

Arsyeja e vrasjes në tentativë nuk ishte hakmarrja për shkak të përdhunimit, por fakti që burri kishte një të dashur shumë më të re në Kosovë. Ai donte ta sillte në Zvicër dhe të martohej me të. Ai kishte gjithashtu tre shtëpi dhe një copë tokë me vlerë 170,000 euro në vendlindjen e tij. Gruaja kishte frikë se burrit do t’i duheshin paratë për vete në rast divorci. Frika u rrit me faktin se ai tashmë kishte marrë me qira një apartament jashtë qytetit dhe atë mbrëmje fatale ai ende donte të merrte gjësende nga apartamenti i përbashkët në veri të Cyrihut.

Nuk mjafton vetëm me kaq: Përveç dy akuzave kryesore, zyra e prokurorit publik akuzon çiftin për mashtrim të entit social. Thuhet se ka mashtruar qytetin e Cyrihut me rreth 33,000 franga; gruaja akuzohet gjithashtu për mashtrim në një shumë të ngjashme.

Gjyqi do të zhvillohet në fund të muajit para Gjykatës së qarkut në Cyrih dhe do të zgjasë dy ditë. Pritet që gruaja të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet, ndërsa burri për 10 vjet. Që nga kjo ngjarje në prill 2018, gruaja ka qenë në burg, ndërsa ai është lënë i lirë./Shtegu.com

In : Aktuale

Loading...
loading...