Shtetasi nga Maqedonia bëri një fitim prej 300 000 frangash dhe arkëtonte ndihma sociale nga Zvicra

Të enjten, mashtruesi i mirëqenies sociale Emre F. (44) qëndroi përpara Gjykatës së Lartë në Cyrih. Ai ka pranuar se fitoi më shumë se 300 000 franga nga një garazh veturash dhe në të njëjtën kohë mori ndihmë sociale. Por ai nuk dëshiron të shkojë në burg

Veprimet e Emre F. (44) ishin të guximshme, paraqitja e tij para gjykatësit gjithashtu. Të enjten, mashtruesi i mirëqenies sociale qëndroi përpara Gjykatës së Lartë të Cyrihut. Shtetasi maqedonas me pasaportë zvicerane pranon se ai arkëtoi ndihmë sociale për vite me rradhë dhe fshehurazi drejtoi një garazh veturash. Mashtrimi i tij: Disa qindra mijë franga!

Kur vitin e kaluar për herë të parë çështja ishte në gjykatë, “Tages-Anzeiger” shkroi për një mashtrim “ndoshta të njëhershëm”. Nga 1997 e tutje, familja e gjerë e të pandehurit mori ndihmë sociale deri në 5 000 franga në muaj, por nuk kishte të drejtë për të paktën nëntë vjet. Atëbotë, në bankën e të akuzuarve u gjend edhe bashkëshortja e Emre F.

“Po kërkoj punë. Por punë të lehtë”

Gjykata e shkallës së parë gjeti fjalë të qarta për çiftin, i cili dekada më parë erdhi në Zvicër nga Maqedonia e Veriut: “Ata bënë një jetë të mirë në ato vite, ishin në gjendje të blinin iPad, mobilje dhe biçikleta për fëmijët, një Mercedes për 63 000 franga. ” Fitimi nga biznesi i automjeteve ishte vendosur në pak më shumë se 300 000 franga zvicerane.

Që të dy, Emre F. dhe bashkëshortja e tij u dënuan nga gjykata e rrethit në nëntor të vitit 2020. Përderosa bashkëshortja e pranoi dënimin e saj (dy vjet me kusht), burri i saj është dashur ta vuaj një pjesë të dënimit – dhe të vazhdonte gjykimin.StrugaLajm

Kështu që çështja përfundoi përpara Gjykatës së Lartë të Cyrihut dhe shtetasi nga Maqedonia mori një mundësi tjetër që një gjykatësi t’i shpjegojë motivet e tij.

Gjykata donte të dinte: A bën Emre F. një punë të rregullt? “Jam duke kërkuar punë”, u përgjigj ai. Dhe shtoi: “Por punë të lehtë, mbase hotelierike. Për momentin është vështirë për shkak të koronavirusit”. Mbështetja e bashkëshortes së tij në shtëpi është gjithashtu jashtë diskutimit: “As unë nuk mund ta bëj punën që ajo bën mirë, gatimin dhe gjera të ngjashme”.
Meqenëse i akuzuari e ka pranuar veprën, pyetjet ishtin të shkurta, transmeton Shtegu. “Unë e bëra atë për familjen time, nuk kisha para të mjaftueshme”, e justifikoi ai mashtrimin. Dhe: “Unë në të vërtetë doja t`i deklaroja të ardhurat shtesë”.

Avokati i tij mbrojtës u mor kryesisht me dënimin: Për klientin e tij, ai kërkoi një dënim me kusht prej 24 muajsh. Emre F. e mësoi leksionin e tij në paraburgim: “Ai vuajti 182 ditë, gjë që ia bëri të qartë atij se sistemi shoqëror nuk është një dyqan vetëshërbimi”. Për më tepër, familja nuk jetonte në luks.

In : Aktuale

Loading...
loading...