“Fenomeni” nga Ohri merr kredi nga burgu zbulohet nga policia

Një i burgosur nga Ohri derisa ka vujtur dënimin në burg përmes profilit të rrejshëm në Facebook ka arritur të mashtrojë një person tjetër dhe me të dhëna të rrejshme ka marrë kredi të shpejtë. “Ai nga shkurti deri në prill këtë vit, gjatë kohës sa ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Shtipit, përmes fejzbuk-profilit, ka realizuar kontakt me personin G.P nga Ohri të cilin ka arritur ta bind t’ia sigurojë të dhënat personale dhe и dokumentet e personit të tretë, të cilat më pas i ka keqpërdorur për të tërhequr kredi nga një shoqëri financiare që merret me dhënien e kredive të shpejta” njoftoi SPB-Ohër. Kundër N.S (52) nga Ohri, është ngritur kallzim penal për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale mashtrim dhe keqpërdorim i të dhënave personale.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...