Janë formula të një populli jo normal, populli me mangësi dinjiteti, me mendësi skllavi, të nëpërkëmburi historikisht, kur për Edi Ramën pohojnë se ai megjithatë është kryeministri i shtetit shqiptar.
Nuk ka popull normal në këtë botë që do të toleronte, jo më të respektonte, një kryeministër që:
- është vëlla me Vuçiqin, armikun e përbetuar të shqiptarëve;
- është kryeministri i shtetit më të korruptuar në Evropë;
- është kryeministri i shtetit më të varfër në Evropë;
- është kryeministri i shtetit më të vjedhur në Evropë;
- është kryeministri i shtetit evropian që gjeneron më shumë refugjatë, më shumë se Siria që është tash e 12 vjen në luftë civile;
- është kryeministri që po e shpopullon Shqipërinë si kurrë më parë në histori
- është kryeministri i një narko-shteti sipas mediave botërore;
-është kryeministri që favorizon Serbinë përpara Kosovës.
Si mund të respektohet ky kryeministër, a ju ka ngelur pak dinjitet e moral në zemrat e mendjet tuaja?!