BLENDI PETROL
Aktuale

Si u regjistrua BESA, Regjistri Qendror s’ka përgjigje

Përfaqësuesit e Lëvizjes Besa nga radhët e mbështetësve të Bilall Kasamit mohojnë zërat se mos hyrja në Qeveri mund të kishte qenë shkaku për përçarjen e këtij subjekti politik.
Kastriot Rexhepi në “Rruga Drejt” fajësoi palën tjetër të njohur si “krahu i Shkupit” , të cilët sipas tij kanë kundërshtuar përfshirjen e Besës në Qeveri.

“Nuk është çështja kyçe e asaj a hyjmë në Qeveri që e solli deri te kjo, atë që e prezantojnë kolegët që të mos e zbulojnë shkakun e vërtetë, shkaku i vërtetë në fakt në këtë periudhë para kongresit dhe disa para këtij kongresi nuk kanë mirëmbajtur kontakte me bazën, me strukturat, por kanë funksionuar lartë poshtë, bëjnë verime të tilla vetëm të krijojnë huti dhe të akuzojnë dikë tjetër. Njerëzit të cilët momentalisht funksionojnë në Lëvizjen Besa nuk kanë qenë ata të cilët kanë qenë kundër hyrjes në Qeveri por kanë qenë të hapur në debat dhe kanë kontribuar edhe me dokumente për shqyrtimin e mundësisë për hyrje në Qeveri me analizë, me kontribut konkret. Disa eksponentë prej atje kanë qenë kundër prej në fillim të procesit”- deklaroi Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa.

Rexhepi përsëriti edhe njëherë se kundërshtojnë shkarkimin e Kasamit pasi sipas tij procedura për shkarkim bëhet gjatë Kongresit dhe jo nëpër zyra paralele.

Nga ana tjetër Regjistri Qendror ende pa përgjigje ndaj kërkesës së mbështetësve të Nexhbedin Kahremanit për emërimin e këtij të fundit si ushtrues detyre kryetar i Lëvizjes Besa deri në Kongresin e 24 shkurtit.

Mbështetësit e Kahremanit ndërkohë nuk përjashtojnë mundësinë për formimin e një partie të re.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button