BLENDI PETROL
Aktuale

Taravari: “BDI dhe LSDM nuk u solidarizuan, por vetëm zvoglëuan mjetet e buxhetit për një të tretat”

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një prononcim për mediat në lidhje me konvokimin e seancës së Këshillit të Komunës së Gostivarit ku do të merret vendim për financim të përkohshëm, sqaroi se BDI dhe LSDM nuk janë solidarizuar me administratorët komunalë dhe punonjësit e arsimit, por se vetëm kanë kryer një obligim ligjor, e në fakt me vednimin e këtillë ata vetëm se për një të tretat zvogëlojnë mjetet e buxhetit për tremujorin e parë.

“Lexova një lajm prej BDI-së se ata paskan vendosur që të ndihmojnë procesin. Kjo nuk është e vërtetë, është obligim ligjor që në afat prej 15 ditësh pas marrjes së shkresës nga ana ime, të cilën ia dërgova më 4 janar, që ta kalojnë në këshill financimin e përkohshëm. Ata e prolonguan aq sa kanë mundur, pra, konvokuan seancën që ajo të mbahet më 24 janar me të vetmin qëllim që t’i bllokojnë deri në ditën e fundit të mundshme të gjitha proceset. Përndryshe, financimi i përkohshëm është dëmi më i madh që mund ta bëjnë ata si shumicë në Këshillin e Komunës së Gostivarit. Kjo shumicë prej 16 këshilltarësh nuk pranuan as të diskutohet mbi buxhetin.Do ta kisha pranuar sikur ata ta diskutonin buxhetin, por le ta dinë qytetarët e Gostivarit se ata asnjë mëshirë nuk bëjnë për të zhbllokuar diçka por thjeshtë bëjnë diçka që janë të detyruar ligjërisht ta bëjnë, ndërsa efektet negative nga ky vendim janë zvogëlimi i buxhetit për një të tretën e parave që mund t’i shfrytëzojmë si komunë”, theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i komunës së Gostivarit tha se e vetmja arsye për këtë është se ata donë që të tregojnë se kinse askush tjetër nuk di të qeverisë përveç BDI-së dhe LSDM-së, e të cilët, në fakt, në politikën e Gostivarit tashmë i takojnë historisë.

Në pyetjen gazetareske nëse vallë qëllimi është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për këshill, Taravari u përgjigj se ai është i gatshëm dhe se i sfidon ta bëjnë një gjë të tillë, por se ata nuk pranojnë.

Kryetari Taravari, po ashtu, ceku se këshilltari nga radhët e LSDM-së e ka apostrofuar atë si frenuesin kryesor, me pretekstin se nuk ka planifikuar në buxhet mjete për varrezat ortodoske. “Ai këtë mund ta kërkonte sikur të diskutohej në seancë dhe nëse kërkesa do të ishte e arsyeshme, me siguri se do të pranohej”, potencoi Taravari.

Do të doja të përmendja me këtë rast,vazhdoi Taravari, se deri më tani për rreth dy muaj e gjysëm ne kemi arritur që të paguajmë gati se 400 mijë euro (rreth një të pestat e borxhit të Komunës, pa ndërmarrjet publike), por kjo dikujt i pengon dhe përmes zvogëlimit të buxhetit për një të tretat deri më 31 mars, ata duan që të na pengojnë në shënimin e rezultateve të mëtejshme.

Në pyetjen gazetareske se si i komenton akuzat nga ana e BDI-së pas çdo zbardhje të së vërtetës për BDI-në se ai duhet të fillojë të punojë, Taravari me përgjigje:

“Ne vazhdimisht punojmë dhe pjesë nga ajo që punojnë edhe e bëjmë publike, për t’i informuar qytetarët, paguajmë borxhe dhe me këtë tempo duhet të arrijmë që t’i paguajmë për një deri një vjet e gjysëm t’i paguajmë borxhet. Kur e bëjmë këtë ata na akuzojnë se bëjmë publicitet. Ne do vazhdojmë të zbardhim të gjitha abuzimet e bëra, sepse mendojmë se këtë ua kemi borxh qytetarëve të dinë se si janë harxhuar mjete e tyre. Ne duam që kjo të mbetet traditë dhe garniturat e ardhshme udhëheqëse të zbardhin punën tonë. Andaj, na mbetet neve si udhëheqësi komunale, mua personalisht dhe drejtorëve që të punojmë ndershëm, sepse do to vijë dita kur do të duhet të përgjigjemi nëse do të kemi keqpërodur detyrën”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button