Sonte deri në mesnatë Maqedonia do bëhet me qeveri të re

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot në mesditë vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Debati i filluar dje me shpalosjen e programit qeveritar nga mandatari Zoran Zaev u zhvillua me debate të ashpra midis deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Debati sot vazhdon në ora 12.00, ndërsa deri në mesnatë duhet të votohet Qeveria e 13-të nga pavarësimi i vendit.

Për zgjedhjen e Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev janë të nevojshme 61 vota, ndërsa koalicioni i formuar përbën 62 vota, përcjell INA.

Partitë më të mëdha opozitare VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA paralajmëruan se do të jenë pjesë e debatit, ku do të votojnë kundër kësaj Qeverie.StrugaLajm

Numri i ministrive në këtë qeveri është zvogëluar nga 26 në 19 ministri. Mandatari Zoran Zaev tha se prioritetet e Qeverisë së re janë transformimi i ekonomisë për rritje të shpejt dhe rritje të standardit, investime në shëndetësinë publike, ulja e shkallës së varfërisë nën 16%, aplikimin e policies komunale nën ingerencat e pushtetit lokal. Po ashtu në fokusin e kësaj Qeverie janë nisja e negociatave për anëtarësim në BE, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mire me Bullgarinë, etj.

In : Aktuale

Loading...
loading...