Dita botërore kundër AIDS është një ditë që kujtohet çdo 1 dhjetor që prej vitit 1988, që ditën kur ministrat e shëndetësisë nga e gjithë bota, u mblodhën për të diskutuar mbi AIDS-n, kur u fol shumë lidhur me tolerancën, shkëmbimin e hapur të informacionit dhe përvojën në luftën kundër tij. Nga Sida vitin e kaluar, në botë humbën jetën një milion persona, që është dyfish më pak se në viti 2005, ku kjo sëmundje mori jetën e pothuajse dy milionë vetëve, njoftoi KB-ja.
Në vitin 2016, 19,5 milionë persona kanë pasur qasje në mjekim nga gjithsej 36,7 milionë persona që jetojnë me virusin HIV. Nga paraqitja e epidemisë, në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, me virusin HIV janë infektuar gjithsej 76,1 milionë persona. Që atëherë rreth 35 milionë persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.