Sot takohen Sela dhe Gashi, ja detajet e takimit?

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi sot do të takohet me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Këtë e ka bërë të ditur Gashi në Click Plus, duke theksuar se pasdite do të zhvillohet takimi me Selën, por nuk ka shpjeguar detaje konkrete se a do të ketë bashkëpunim të ngushtë apo do të vazhdojë koalicioni “Aleanca me BESË” që ishte gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve lokale.

“Nuk mund të them asgjë tani për tani. Të shohim se si do të rrjedhin proceset në të ardhmen. Në raundin e dytë kur u morëm vesh, ne ishim në terren dhe kishte një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe ku u kriju një ambient i mirë. Kisha dashur edhe me partitë e tjera të kemi një bashkëpunim të mirë. Nuk duam të mbjellim urrejtje dhe apo mosbashkëpunim me partitë e tjera.”, theksoi Gashi.

Sipas tij, synimi i BESËS është që partitë shqiptare të dalin sa më të unifikuar në zgjedhje. “Nëse do të dilnim në dy blloqe do të ishte më mirë që të maksimalizohet vota shqiptare.”, theksoi Gashi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...