Maturantët sivjet nuk do festojnë

 Përvoja e deritashme na ka treguar se maji është konsideruar si muaji i mbrëmjeve të maturës. Nuk kanë qenë mbrëmje nga ato modeste, pasi për të njëjtat maturantët kanë shpenzuar para të majme.

Këtë vit, këto mbrëmje nuk do të mbahen, për shkak të masave në fuqi për parandalimin e virusit korona.  Por, a po ju mungon ky manifestim maturantëve dhe a kanë bërë llogarinë se sa kanë kursyer?

Dardan Osmani thotë se aspak nuk i mungon matura në formën se si është mbajtur vitet e kaluara, ndërkaq thotë se ka kursyer më shumë se 400 euro. Nga këto harxhime, thuhet se 1200 deri në 1500 denarë kanë shkuar për ushqimin dhe muzikën në restorant.

“Nuk më mungon, sepse realisht prej në fillim mbrëmja e maturës më dukej pak si e kotë në mënyrën klasike se si e bëhej. Më mirë të ishte një shëtitje me gjithë gjeneratën time sesa të mbaheshe ajo mbrëmje e maturës. Tash a kemi kursyer? Po, kemi kursyer shumë. Duke i marrë parasysh gjithë ato harxhime, ndoshta nuk do të ishin shumë, por ato kur mblidheshin do të bëheshin shumë. Për shumë konkrete, mund të them diku 300 – 400 euro dhe më shumë”, tha Dardan Osmani, maturant.

Se harxhimet variojnë prej 300 euro e më shumë, ka llogaritur edhe maturantja Ana Andreska. Ajo me klasën e saj nuk kanë pasur në plan të shkojnë në mbrëmje të maturës, por në shëtitje jashtë vendit. Megjithatë, as ky opsion nuk do të realizohet për shkak se kufijtë janë të mbyllur.

“Dy klasë kemi vendosur të mos e festojmë mbrëmjen e maturës, por me ato para të shkojmë të ëtitemi dhe mbrëmja e maturës të jetë shëtitje në ndonjë shtet fqinj. Por ajo u anulua para se të anulohet matura e rregullt.//Atë vlerësim e kam bërë kur mendoja se a të bëhet fesim apo shëtitje dhe nëse i shohim opsionet më të lira që i kemi në dispozicion, rreth 300 euro shpenzohen për fustan , makijazh, frizura”, tha Ana Andreska, maturante.StrugaLajm

Derisa maturantët kanë kursyer, restorantet kanë shënuar humbje. Nuk ka ndonjë llogari të saktë, por një pronar i një restoranti në Shkup thotë se gjatë viteve të kaluara kanë realizuar deri në 5 mbrëmje të maturës.

Pronar restoranti:
“Vitet e kaluara kemi pasur nga 4 deri në 5 matura dhe sivjet nuk mbahen ato matura dhe jemi të dëmtuar boll. 40 – 50 ditë restorantet janë mbyllur, punëtorët i kemi lëshuar, s’kemi çfarë të ju bëjmë. Jua paguajmë rrogat dhe ajo”

Mbrëmje solemne të këtij formati janë mbajtur edhe nga absolventët dhe semimaturantët, por jo në të njëjtën madhësi.

In : Aktuale

Loading...
loading...