Struga dhe Dibra kërkojnë më shumë mjete financiare nga TVSH

Komuna e Dibrës dhe ajo e Strugës janë dy komuna shqiptare, atraktive dhe tursistike. Mirëpo për të investuar më shumë atyre ju mungojnë mjetet financiare. Për të krijuar hapësirë veprimi dhe investimi ata kërkojnë më shumë mjete financiare nga arka e shtetit. Sipas tyre një hap i parë dhe pozitiv i pushtetit qendror në këtë drejtim do të ishte rritja e përqindjes së të ardhurave nga TVSH-ja nga 4.5 % në 7%, shkruan Zhurnal.mk

“Për të mbuluar shpenzimet financiare rreth funksionimit të komunës në aspekt të mbulimit të rrogave dhe një pjesë të shpenzimeve tjera komunale si uji, rryma elektrike, nxehmja etj., duhet që Qeveria të rris përqindjen e TVSH-së (Tatimit të Vlerës së Shtuar) nga 4.5 % në 7 %, ngase me përqindjen aktuale nuk ka mundësi të mbulohen as 50 % të nevojave elementare të funksionimit të administratës komunale”, thotë për Zhurnal, Ruzhdi Lata kryetar i komunës së Dibrës

Lata potencon se poashtu vlenë të theksohet se nga Ministria e Punëve të Bredshme për të punësuarit në Njësin kundër zjarrit komuna e Dibrës merr mjete financiare për 4 të punësuar, ndërsa realisht janë të punësuar 14 zjarrëfikësa.

“I bëjmë thirrje Qeverisë dhe organeve kompetente për buxhet që të merr parasysh nevojat financiare të komunave për të pasur stabilitet të qëndrueshëm financiar”, apelon Ruzhdi Lata kryetar i komunës së Dibrës.StrugaLajm

Ndërsa, të hyra nga TVSH-ja për vitin 2017 në komunën e Strugës kanë qenë 1 milion euro, apo 90 mijë euro për çdo muaj.StrugaLajm

“Të hyrat në buxhetin e komunës së Strugës për vitin 2017 kanë qenë 1 milion euro apo 90 mijë euro për çdo muaj”, njoftojn për Zhurnal nga komuna e Strugës.

Por ish-këshilltari në komunën e Strugës, Ardian Demiri, thekson se duke e pasur parasysh që Struga bazuar në faktin që ka aktivitet shumë të zhvilluar, ekonomi në konsumin e përgjithshëm dhe me këtë edhe në kontributin e Struganëve në pagimin e TVSH-së, për shkak te formules dhe kritereve jo adekuate që përdoren në moment për shperndarjen lineare të TVSH-së për të gjitha komuant në Maqedoni, Struga nuk arrin dot të merr aq sa kontribon.

“Gjithashtu në Strugë ka edhe kompani të mëdhaja që zhvillojnë aktivitet në Strugë por selinë ose pagesën e TVSH-së e bëjnë në Shkup për shembull. Kjo është arsyeja se pse duhet të rishikohet rregullorja për formulen dhe kriteret e shpërndarjes – kthimit të TVSH-së për komunat. Shteti pastaj me aplikimin e rregullave për zhvillim të barabartë të Maqedonisë të bëj edhe zhvillimin e barabartë të teritorit sipas regullativës pozitive”, thekson Demiri për Zhurnal.

In : Aktuale

Loading...
loading...