Në spitalin e Ohrit, por edhe të Strugës, ditë më parë, u ankuan se nuk ka është përtërirë kuadri mjekësor i pediatërve dhe me pensionimin e më të vjetërve, spitalet do të mbeten pa mjekë të fëmijëve.
I pyetur nga gazeta KOHA, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se është në rrjedha mbi situatën në këto dy qytete dhe pritet që në vitin 2019 të merren masa, për inkuadrimin e stafit të ri dhe trajnimin e tyre.
“Punojmë në programin për të kapërcyer problemet. Punojmë në dy nivele, trajnim e mjekëve aktual, ku edhe janë specialistë të fushave specifike dhe mjekët e përgjithshëm me përvojë të gjatë në punën e fëmijëve, respektivisht pediatrisë, për plotësimin e edukimit dhe arsimimit, ku edhe kemi marrë masa për forcimin e shërbimeve të këtij niveli. Dhe në të dy institucionet, si në Ohër ashtu edhe Strugë kanë aplikuar të rinjtë, ku në vitin në vijim, do të dërgohen këta të rinj për specializim”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.