Strugani Besmir Limani i kombëtares me ‘fytyrën flamur’ merr pasaportë shqiptare!

Besmir Limani, tifozi i flaktë që e ka ndjekur kombëtaren e futbollit në shumë ndeshje, tashmë ka një pasaportë shqiptare.

Pas apelit në Report Tv, ministria e Brendshme, pajisi tifozin nga Struga e Maqedonisë së Veriut, me pasaportën e Shqipërisë, një ëndërr që Besmir Limani e shprehur për herë të parë në ekranin e Report Tv.

“Në Gjermani Euro 2024 unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi!”, shkruan tifozi kuqezi i cili jeton në Zvicër, dhe prej 39 ndeshjesh e ndjek kombëtaren në një mënyrë unike, gjithmonë me ‘fytyrën flamur’.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...