Strugani Drini Hajredini merr medaljen e artë në turneun e karatesë “Zahir Pajaziti ” në Kosovë

Drini Hajredini i artë në turneun e karatesë “Zahir Pajaziti ” në Prishtinë

Sot (20.10.2024) në palestrën sportive “1 Tetori” në Prishtinë, u zhvillua Turneu Memorial në Karate “Zahir Pajaziti”.
Për të nderuar Heroin e Kombit “Zahir Pajaziti” mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, si i vetmi klub nga Maqedonia e Veriut.
K. K “Drini” në këtë turne kishte një paraqitje të mirë, duke u stolisur me një medalje ari dhe katër medalje të bronzta.
Me medalje ari u stolis, Drini Hajredini në kategorinë junior +76kg, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe dita ditës vjen duke u përmirësuar.
Me medalje të bronztë u stolisën:
Gresa Pollozhani U9 -30kg
Jara Nasufi U10 -30kg
Enes Ajrush junior -61kg dhe
Drini Hajredini junior- Open.
Aktiviteti i radhës për sportistët tonë është Kampionati Ballkanik për Kadet, Junior dhe U21, i cili do të mbahet në Sarajevë nga data 08-10 Nëntor 2024.

Vazhdojmë tutjeStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...