Një burrë nga Struga është zhdukur pasi para dy ditësh kishte shkuar për të mbledhur kërpudha drejt fshatit Bërçevë dhe nuk është kthyer në shtëpi. Zhdukjen e tij në SPB Struga e ka raportuar vëllai i tij pasi nuk kanë mundur të vendosin kontakt me të.
“Qendra Rajonale e QMK- Ohër informon se Stacioni Policor i Strugës ka njoftuar për një person të zhdukur nga Struga, konkretisht personi K.M. nga shtëpia e tij më 20.10.2024 është nisur drejt fshatit Bërçevë (Komuna e Strugës) për të mbledhur kërpudha, por deri në këtë moment nuk është kthyer dhe nuk kanë mundur të vendosin kontakt me të. Në stacionin policor të Strugës si të zhdukur e ka raportuar vëllai i tij, Lj.M.”, thuhet në njoftimin e QMK.