Ndalohen makinat luksoze nga policia në një dasëm

Me dhjetëra makina, mes tyre Porsche e Lamborghini, mbushën rrugët në Telford të Anglisë për 4 ditë me radhë.

Ishte zhurma e makinave dhe muzika e lartë që detyruan fqinjët të njoftojnë policinë për shqetësimin që u ishte shkaktuar, përcjell albinfo.ch.Reklame

Fqinjët u detyruan të thërrisnin policinë kur festimet e një dasme zgjatën katër ditë dhe rruga ishte mbushur me makina luksoze dhe të zhurmshme.

Daily Mail sjell dëshminë e një banori, i cili ka thënë se po festohej një martesë që ishte anuluar më parë për shkak të masave anticovid.StrugaLajm

“Dasmë apo çfarëdo qoftë, nuk është koha e duhur për të shpërthyer fishekzjarrët që zgjatën 4 ditë, deri në 3 të mëngjesit”, shkruan një banor në Twitter.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

In : Aktuale

Loading...
loading...