Sulmohen 8 persona brenda një ore në Shkup

Pesë vepra penale “grabitje” janë kryer mbrëmë në Shkup nga ora 18:00 deri në ora 19:00 dhe 30 minuta.

Në njoftimin e policisë thuhet se në pesë grabitjet si autorë të krimit përmenden dy persona të panjohur që plaçkitën njerëzit duke kërcënuar me thikë. Vjedhja e parë ndodhi në orën 6 dhe 50 minuta në Bulevardin “Aradhat partizane”, kur personit T.G. iu morën 300 denarë dhe kufjet e telefonit.

Personat e njëjta kanë vazhduar me të njëjtin kërcënim edhe ndaj personave tjerë që kanë takuar rrugës duke iu marr parat që kanë pasur me vete.StrugaLajm

MPB po ndërmerr masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të të gjitha grabitjeve.

In : Aktuale

Loading...
loading...