Sulmoi policët në Strugë, ndalohet shtetasi nga Shqipëria

Sektori për Punë të Brendshme-Ohër, ka njoftuar sot se J.R nga Shqipëria, rreth orës 14.00 është ndaluar në rrugën “Aradhet e Partiznaëve” përderisa ka qenë duke drejtuar makinën me targa të Shqipërisë.

Në makinën, siç informon zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski ka pasur edhe dy persona të cilët nuk kanë pasur dokumentet të identifikimit.

“Gjatë kontrollit J.D (22) fizikisht ka kundërshtuar zyrtarët policor. Dy persona janë arrestuar pas çka është konfirmuar se bëhet fjalë për D.U (19) dhe K.A (20)”, ka deklaruar Dimoski.StrugaLajm

Pas urdhrit të Prokurorit Publik personi është ndaluar në Stacionin Policor në Strugë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim adekuat.

In : Aktuale

Loading...
loading...