Sulmuesit e Ziadin Selës:Nuk ndihemi fajtor për dhunën më 27 prill
Në Gjykatën penale dje filloi gjykimi për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e RM-së më 27 prill të vitit të kaluar. Prokuroria, ndërkaq, kërkoi, ndërsa gjykata e zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak për këngëtarin e operas Igor Durllovski dhe për Elena Docevksa-Bozhinovska e punësuar në Kuvendin e RM-së, ndërsa arresti shtëpiak i deputetes Zhaklina Peshevska me masë të kujdesit.
Në seancën e parë për rastin për rrahjen e deputetit Sela, të gjithë dhjetë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa lideri i Aleancës për Shqiptarët nuk është paraqitur. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë dhe se këtë do ta dëshmojnë në procedurën e mëtutjeshme. Sipas prokurorisë, ndërkaq, rrethana e vetme që e ka shpëtuar Selën është ajo që ai më nuk ka dhënë shenja për jetë.
Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar tani janë shqiptuar aktgjykime për dy lëndë. Në të parin, nëntë persona pjesëmarrës në dhunë kanë marrë dënime me kusht, ndërsa në rastin e dytë Pançe Angelov, sulmuesi i Radmilla Shekerinskës mori dënim me burg prej katër viteve. Në vijim është procedura hetimore edhe për lëndën që e hapi Prokuroria publike për “rrezik terrorist të rendit kushtetues” për çka dyshohen 36 persona. Për një pjesë të tyre, Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 i pranoi kërkesat e PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe të deputetes Peshevska dhe e hoqi arrestin shtëpiak dhe i caktoi masë të kujdesit, ndërsa Durllovskit dhe Docevska-Bozhinovska paraburgimin ua zëvendësoi me arrest shtëpiak.
Në Gjykatën penale tani më po punohet edhe për Ligjin për amnisti. Kanë arritur 100 kërkesat e para, ndërsa kryetari i Gjykatës themelore Shkup, Ivan Xholev pret të arrijnë rreth 1.500 kërkesa për amnisti, nga të cilat 500 për lirim të plotë të të dënuarve, ndërsa 1.000 për amnisti të pjesshme. janë formuar shumë këshilla penale të cilat do të vendosin për kërkesat për amnisti.