Syrja Rashidi :2 milionë euro u kthyen pa kriter në Strugë, i morën ”borxhet” vetëm kompanitë e afërta me kryetarin e Komunës


Deputeti i Strugës nga radhët e Aleancës Për Shqiptarët, Syrja Rashidi për Strugalajm ka sqaruar reagimin e tij drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, rreth praktikës së kthimit të borxheve të prapambetuara që qeveria mori përsipër të shlye në emër të komunave .

Rashidi potencoi se praktika e ndjekur që paratë që ndau qeveria për kthimin e e borxheve të shpërndahen nga ata(Komunat) që i krijuan borxhet pa përcaktauar kriteret se kujt duhet t’i kthehen borxhet, ngjall dyshime për klientelizëm dhe lidhje të tjera që komprometojnë këtë angazhim të qeverisë.

Rashidi merr shembull, Komunën e Strugës ku prej 2 milonë euro që qeveria ka ndar për pagimin e borxheve të Komunës së Strugës 1.2 milionë euro i ka marr kompania e ndricimit publik ”Siti Lajt”, dhe rreth 500 mijë euro kompania Pelister.Rashidi, sqaron se pavarsisht që ndaj komunës së Strugës ka edhe shumë kompani të tjera që nuk kanë marr paratë për punët që kanë kryer, përzgjedhja që është listuar nga ana e Komunës së Strugës ngren dyshimin se gjatë këtij procesi pavarsisht që ka patur një thirrje publike, nuk ka patur kritere të mirëcaktuara.”Në Strugë nëse shikon listën e afishuar kupton që kompania ”Siti Lajt” të cilën të gjithë e din si të afërt me Kryetarin e komunës ka marr nga paketa e kthimit të borxhit afërsisht rreth 1.2 milionë euro”përfundon ai.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...