Syrja Rashidi për news 33:Krejt ajo aferë ka ndodhur me vendim të gjykatës themelore në Strugë /JAM SKEPTIK, POR SË SHPEJTI DO BËJMË DENONCIM NË PROKURORI

Ditën e djeshme news33.tv risolli dhe njëherë në vëmendje aferën korruptive të klanit Merko-Kadriu, të cilët kanë përfituar mbi 8 milionë euro transaksione të cilat janë bërë nga kompania “SitiLajt”.

Asoj kohe Aleanca për Shqiptarët doli me fakte dhe dokumenta se pasuritë e Ramiz Merkos dhe Armen Kadriut kanë shkuar deri në Austri, pasi në emër të tyre dhe familjarëve rezultonin vila luksoze dhe prona.
Mirëpo, pas përfundimit të zgjedhjeve edhe interesi dhe entuziazmi për zbardhjen e plotë të kësaj afere u zbeh edhe nga vetë partia të cilët që prej asaj dite nuk e përmendën më si çështje, madje as nga organet e drejtësisë nuk dëgjuam të përflitej në lidhje me këtë skandal.
Marrë shkas nga gjithë kjo heshtje “news33.tv” kontaktoi me Syria Rashidin nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, i cili bëri me dije se shumë shpejt ata do të dorëzojnë në prokurori një padi në lidhje me këtë aferë korruptive.
Rashidin u shpreh se prokuoria ndonëse u bë një denoncim nuk ndërmori asnjë masë pasi sipas tij është e kapur nga shteti.
“Krejt ajo aferë ka ndodhur me vendim të gjykatës themelore në Strugë e cila e ka legjitimuar hajninë. Menjëherë pas atij denoncimi prokuroria duhej të nis procedurë hetimore. Sipas rregullativës tonë ligjore prokuroria e vendit mund të nis procedurë edhe pas një zëri që denoncon ose pas një publikimi mediatik. Për fat të keq ajo nuk ndodhi dhe kjo flet vetvetiu se sa i kapur është shteti te ne. Ne jemi parti politike dhe jo organ hetues ose prokurori. Ajo çka duhej bërë ishte denoncimi publik i aferës. Pasi që për një vit nuk pati asnjë reagim të prokurorisë na mbetet edhe një mundësi që vetë si parti politike të dorëzojmë padi me argumentet që kemi në prokurori. Dhe ajo presim që të ndodh shpejtë”, tha ai.
I pyetur se mbase ky denoncim duhej të bëhej më herët, pasi që prej denoncimit në media ka kaluar rreth një vit, ai drejtoi gishtin nga drejtësia dhe nuk nguroi që të shfaqkte skeptizmin e tij në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve.
“Dokumenta dhe dëshmi të tjera nuk kemi. Mbase duhej më herët por personalisht jam skeptik edhe pasi të dorëzojmë padinë duke pasur parasysh këtë sistem drejtësie si dhe faktin që për këtë kryetar komuna ka mbi 10 padi që i ka zënë pluhuri në prokurori dhe asesi të shohin “dritën e diellit”, shtoi ai.StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...