Syrja Rashidi:LR-PDSH-ja e ka primatin në Strugë,të hapur për bashkëpunim!

Nga LR-PDSH nuk preferuan të komentojnë qëndrimin e degës së Besës në Strugë  për kooperimin e subjekteve shqiptare rreth një kandidati konsesual në zgjedhjet për kreun e Komunës së Strugës.Syrja Rashidi,kryetar i degës së LR-PDSH-së në Strugë njëkohësisht deputet në parlament i pyetur nga Strugalajm.com rreth qëndrimit të Lëvizjes Besa, potencoi se LR-PDSH do të ketë kandidatin e vet në Strugë si subjekti që ka primatin me më shumë vota te shqiptarët ,ndërsa sa i përket bashkëpunimit eventual, ai tha se ata janë të hapur për bashkëpunim në funksion të zgjerimit të mbështetjes.Ndërkohë, i pyetur se kur do të ndodh zyrtarizimi i kandidaturës nga LR-PDSH ,Rashidi potencoi se do të ndodhi pas konsumimit të procedurës partiake duke respektuar limitet ligjore që përcakton 15 tetori.Si kandidatë të mundshëm nga LR-PDSH për kreun e

, Strugësësderi tani në  opinionin e këtushëm përmenden lideri Ziadin Sela si dhe Garip Kaba.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...