Në bashkëpunim me Njësinë për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Komunës së Strugës,në f.Tatesh i Poshtëm në një tubim dinjitoz,,qytetarët zgjodhën Këshillin,Kryetarin dhe organet e reja të Bashkësisë Lokale. Qytetarët e Tateshit të Poshtëm me votim publik njëzëri zgjodhën këshillin dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Lokale z-Selman Rramanin për katër vitet e ardhshme ,ndërsa Sekretar të Bashkësisë Lokale e zgjodhën z-tin Mirdat Rramanin kurse arkëtar zgjodhën z-Arsim Feratin . Risi në këtë takim ishte propozimi dhe zgjedhja njëzëri të dy përfaqësuesve të Diasporës Tateshare në kryesinë e bashkësisë lokale të z-Xhabir Mena dhe z-Dalip Asanit.Qytetarët e tubuar nga kryesia e re e Bashkësisë Lokale kërkuan që Bashkësia Lolale të jetë aktive në zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve të Tateshit të Poshtëm.Kryesia e re në përbërje prej 9 anëtarve:
- Selmon Rramani
- Gëzim Elmazi
- Arsim Ferati
- Valdet Alimi
- Besmir Gjetaliu
- Mirdat Rramani
- Argëtim Toska
- Xhabir Mena (diaspora)
- Dalip Asani (diaspora) Zgjodhën kryesin
Selmon Rramani- kryetar
Arsim Ferati – arkëtar
Mirdat Rramani-sekretar
Dërguar nga ; Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale pranë Komunës së Strugës.