Të gjithë gjermanët që vitin e ardhshëm mbushin 18 vjet, mund të marrin 200 euro nga shteti për ditëlindje

Të gjithë gjermanët që vitin e ardhshëm mbushin 18 vjet, mund të marrin 200 euro nga shteti për ditëlindje

Të premten e kaluar, Bundestagu gjerman miratoi buxhetin federal për vitin 2023, dhe sipas tij rreth 750 mijë qytetarë gjermanë mund të marrin 200 euro nga shteti për ditëlindjen e tyre të 18-të, raportojnë mediat gjermane.- Advertisements –

Me këtë veprim, qeveria gjermane dëshiron të inkurajojë të rinjtë që të shkojnë në ngjarje kulturore.

“Duam t’i hapim rrugën kulturës. Duam të shtyjmë të rinjtë të jenë më të interesuar për diversitetin e kulturës në vendin tonë”, tha ministrja e Kulturës Claudia Roth nga radhët e të Gjelbërve.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “kalim kulturor”, në të cilin do të jenë në dispozicion 200 euro dhe kështu industria kulturore, e cila ende po lufton me pasojat e pandemisë së COVID-19, duhet të mbështetet.

Fondet janë të destinunara për libra, vizita në muze, ekspozita, kinema, koncerte e shfaqje teatrale, por zbatimi ende nuk është plotësisht i qartë.StrugaLajm

Fondet mund të përdoren për dy vjet, dhe institucionet që ofrojnë përmbajtje kulturore do të mund të regjistrohen nëpërmjet faqes së internetit, si dhe në aplikacion që gjithashtu do të jetë i disponueshëm.

Qeveria do të ndajë 100 milionë euro për pilot-projektin dhe të gjithë qytetarët që do të mbushin 18 vjeç në vitin 2023, do të përfitonin.

Nëse projekti rezulton të jetë i suksesshëm, atëherë mund të shtrihet për popullsinë 15 deri në 17 vjeç.

In : Aktuale

Loading...
loading...