Të gjithë në pritje të mërgimtarëve, ja kush gëzohet më së shumtiL

Mërgimtarët kanë filluar të nisen për në vatrat e tyre familjare. Të gjithë i presin me gëzim, por më së shumti gëzohen nëna e babai. Prindërit janë ata që e bëjnë gjumin rahat deri sa të arrijnë në shtëpi djemtë e vajzat e tyre. Shpeshherë mërgimtarët nuk e tregojnë datën e saktë të nisjes për të mos u bërë merak të shpisë. Por për mërgimtarët gëzohen edhe bizneset të cilat shpresojnë të marrin pak frymë me infuzionin që do e marrin nga diaspora, gëzohen edhe rrugët, të cilat mbushen plotë e përplotë, gëzohen odat ku vlon muhabeti qeshura. Për diasporën gëzohet edhe shteti që i zhvatë me taksa e nuk tregon kurrfarë respekti. Me mërgimtarët sikur kthehet jeta në këto troje. Pa ata gjithcka shuhet dhe sikur vdesë. (INA)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...