TË KESH FATIN: Përgjërim e krenari

Tahir Hoda

TË KESH FATIN:
Përgjërim e krenari
(gjurmë jete autobiografike)
Të kesh fatin ta mësosh ABC-në nga legjenda e arsimit Mehmet Berberi që pastaj ta kesh koleg pune e t’ia edukosh nipërit atij e Zelihasë;
Të jesh nxënës i Fejzi Bojkut,Nuhi e Mazar Vincës,Rahmi Tudës,e Skënder Ahmetit,që pastaj ta kesh koleg pune e të këndosh në kremte me të këngët e “Migjenit”deri në amshim;
Të jesh nxënës i gjeneratës së parë në gjimnazin e Strugës e të jesh nxënës i doajenit Nexhat Mustafa ,Jusuf Skoro,Rahmi Tuda e Imet Zoba;
Të diplomosh gjuhë e letërsi-student i Pjetër Janurës,Hamza Rekës e Remzi Nesimit;
Të kesh dhe fatin e keq që kjo diplomë dikujt t’i prishi punë e të bëhesh praktikant e asiste nt i një të pakualifikuari në shkollën xe fshatit tënd ;
Të lësh përgjysmë misionin duke u përjashtuar nga puna me shokët tu më të mirë të punës nga votat e lakejve të fshatit dhe puthadorët matrapazë të gjeneratës;
Të lësh të përgjëruar nxënësit që të kujtojnë me mall e respekt edhe sot pas gjysmë shekulli;
Të endesh për dy vite radhazi dyerve të institucioneve bashk me shokët tjerë të përjashtuar për të dëshmuar pafajsinë e të kthehesh në profesion jo aty ku ëndërroje të ndërtosh një Voskopojë veleshrare po dikund tjetër;
Që pastaj të kesh fatin e vërtetë të punosh në qytet me ish arsimtarin tënd Masar Vincën e ndjerë dhe Arzie Dikën,Perihane Reçin,Nexhat Mustafën,Hysein e Lejtore Suldashin,Hasim Vincën ,Skënder e Lulzime Ahmetin,Petrit Bautën babaxhan,Hudiun.Aliun Zejnelin ,Lazimin e Skënder Reçin e diferencuar;
T’i këndosh Marsit e Nëntorit me “Migjenin”në mandolinë e në foltore ndër dekada në festivale e në këshillin e teatrit “Sofra” ;
Të bësh konferensierin e ansamblit “Ibrahim Temo”nëpër Maqedoni e Evropë;
Të afirmosh Strugën ndër dekada djep të gjuhësisë nëpër garat republikane për disa dekada;
Të lësh pasardhës kabinetin e gjuhës në duart e koleges së nderuar Arjeta Ahmeti-Pollozhani ish nxënëse e jotja;
Të krenohesh me Perohanin e Arzien;
Të lësh kolektivin në duart e ish nxënësve të tu:Dizare,Elindën,Linditën ,Shkëlqimin e të tjerë(ndjesë për ata që s’po i përmend):
JE NJERI ME FAT!
Dhe në fund;
T’i lësh të përlotur kolegët ditën që pensionohesh,-KE FAT.
Të jesh vonuar qëllimisht në urimet e 7 dhe 8 Marsit për kolegët që s’janë më në mesin tonë,do të thotë se përgjërohesh po dhe krenohesh me ta sepse janë t ë përjetshëm me veprën e tyre:
-Masari,Zejneli,Memeti ,Hyseni e Letorja,Nexhati,Skënder Ahmeti e Dërbaçi,Mentori e Rahmiu,Jusufi e Imeti(ndjesë për të tjerët).

Me ta ,çdo ditë për mua është
Festë.
Ndaj :JAM ME FAT!
Respekte lexues të dashur
Strugë,Mars 2020StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...