Të tri pikat kufitare drejt Greqisë sot të mbyllura për shkak të grevës
Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioni në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente.
Si një nga ato 107 mijë votuesit për ndryshim, shfrytëzoj rastin publikisht t'ua uroj të zgjedhurve tanë mandatet e deputetëve në legjislaturën 2024 - 2028. Uroj paraprakisht edhe përfaqësuesit tanë...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një shtetas australian për një grabitje të rëndë në një objekt hotelierie. Më datë 24.05.2024 në orën 06:35, në shëtitoren “Maqedonia” në Ohër,...
Ish artisti i njohur Fero është ndaluar nga policia e Republikës së Maqedonisë së Veritu në pikën kufitare Bllacë. Para disa viteve ai ka pasur një akuzë në Maqedonin e...
Qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet dhe bashkim të potencialit krijues dhe progresiv. Duhet të bashkohemi nën të njëjtin flamur, nën të njëjtin qiell dhe të punojmë...
Aktori i njohur Agron Llakaj ka humbur bashkëshorten e cila është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të premte. Në një postim në rrjetet sociale, Llakaj shkruan se Kostandina vuante...
Një fshat në Alpet zvicerane po kërkon të ndjekë shembullin e Venecias, ku do të vendosë tarifë për hyrjen e turistëve. Ky vendim erdhi pas mbingarkimit me turistë gjatë viteve...