Të tri pikat kufitare drejt Greqisë sot të mbyllura për shkak të grevës
Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioni në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente.
Cilësia e ajrit që thithin struganët këto ditë ka qenë temë diskutimi pothuajse në çdo ndeje dhe kuvendim, nisur kjo edhe nga zjarri që përfshiu deponinë e qytetit. Për një...
Nuk duket i afërt eskalimi i tensioneve të brendshme në Maqedoni, që do të mund të shkaktonte një konflikt të gjerë jashtë kufijve, shkruante CIA në dokumentet e saj sekrete...
Musa Musai Deponia e Struges eshte deponi e eger. Aty behet grumbullimi i hedhurinave per qytetin e Struges, Komunen e Vevcanit dhe fshatrave tjera perreth. Deponia eshte e hapur, e...
Shkruan: Daut Zeqiri/Strugalajm Viti 1999, koha e luftës dhe lirisë për shqiptarët ,në kështjellën e Rambujes në Francë, delegacioni i Kosovës sapo kishte nënshkruar dokumentin e negociatave, ndërsa pala serbe...
Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Devollit për dhunë në familje. Blutë kanë arrestuar shtetasit Gjerak Alevica 52 vjeç dhe Ledion Alevica 34 vjeç, të dy...
Një qytetar i Manastirit ka marrë lëndime të rënda trupore duke kryer punë ndërtimore në një objekt fetar në shkollën “Klimenti i Ohrit” në Ohër. Pesëdhjetë e njëvjeçari D.K. është...