Të tri pikat kufitare drejt Greqisë sot të mbyllura për shkak të grevës
Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioni në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente.
Agim Vinca Kohë më parë, në një intervistë për shtyp, pata thënë se kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare- Lëvizjes për Reforma (PDSH-LR), Zijadin Sela, është i vetmi politikan shqiptar në...
Jam i tronditur nga ndodhitë e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë që eskaluan në një dhunë ta pa parë deri sot ndaj përfaqësuesve të popullit dhe gazetarëve. Veprimi i shfrenuar...
Lëvizja Për Reforma – PDSH ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka sqaruar gjithçka që ka ndodhur ditën e mbrëmshme dhe për gjendjen shëndetësore të kryetarit të kësaj partie,...
RA KY HIMN, E U NJOHËM! Shkruan: Blerim Sejdiu Të vjen shumë keq kur sheh njerëz të cilët deri dje kanë menaxhuar me institucion shtetëror, të shprehin shqetësimin e tyre...
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhi, sot në një konferencë për shtyp ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti, pas zhvillimeve të enjten në mbrëmje kur demonstrues të dhunshëm...