DOLLOGOZHDA FSHATI ME UJË TË PIJSHËM MË I MIRI SE ÇDO VEND, PËR THATËSIRA NË SEZONIN E VERËS FALË PROJEKTIT TË DYTË I REALIZUAR NGA KOMUNA E STRUGËS
Shkencëtarët thonë se bota është duke përjetuar një mungesë të ujit të pastër, dhe kjo vetëm do të keqësohet për shkak të shtimit të popullsisë dhe ndryshimeve klimatike. Fakte të ndryshme tregojnë se si mungesa e ujit është duke ndikuar tek njerëzit në mbarë botën.
Uji është vazhdimisht në mendjet e njerëzve dhe në thatësira më të mëdha populli ka nevojë më tepër për ujë .
“Në pjesën më të madhe të botës, mungesa e ujit të pijshëm është një krizë në rritje, që do të shtohet edhe më shumë nga ndryshimet klimatike dhe shtimi i popullësisë ”
Probleme të natyrës të këtillë shkaku kushteve klimatike për ujë të pijshëm këtë sezonë verore kishim në vendbanimin tone , në f. Dollogozhdë.
Nga Bashkësia vendore f. Dollogozhdë,anëtarë të tjerë,këshilltari komunalë,drejtori ndërmarrjes ,,Ujësjellësi,, dhe të tjerë në takim me kryetarin e komunës z.Ramiz Merko,u diskutua për problemet që kanë qytetarët e f. Dollogozhdë në lidhje me ujin e pijshëm ,njiherit edhe me mungesën gati të tërësishme të burimit të ujit në Dollogozhdë. Me kërkesë të bashkësisë lokale ,dhe konsultimet paraprake kryetari i komunës u dakordua që do të investojë në Dollogozhdë për projekt të ri 2400m gjatësi , linjë të re nga burimi i fshatit Zhepin , deri te bazeni në f. Dollogozhdë.
Më 22.06.2020 pasi kaloi edhe tenderi si procedure për marrjen e gypave , nisi aktiviteti me rrëmimin e kanalit prej f.Zhepin për nga Dollogozhda siç duket edhe në foton e më poshtme.
Punë me plotë vrull dhe energji nga komuna e Strugës për rregullimin e përjetshëm me ujë të pijshëm të f. Dollogozhdë. Në f. Dollogozhdë po funksiononte vetëm një pompë që vazhdimisht hidhte ujë me gypin F 10, por shkaku sezonës së thatë dhe shtimit të popullates nga gurbetqarët kjo pompë nuk arrinte të furnizojë në sasi të mjaftueshme qytetarët e Dollogozhdës me ujë.
Më 06.07.2020 në f. Dollogozhdë u sollën nga Shkupi 1400 m gyp F 11 I cili u bartë me mjete komunikacioni nga bashkëvendasit në Dollogozhdë .Brenda kohës filloi montimi i gypave ,dhe I kabllës e cila do të luan shumë rol të rëndësishëm në shuarjen dhe ndezjen e pompave.
Dhe kështu projekti u mbarua. Tani në mënyrë të shkëlqyeshme mund të aktivizohen sipas nevojës të dy pompat të hedhin ujë në bazenin tone prej 600 m3 .
Të dashur vëllezër dhe motra Dollogozhdarë ne jemi ,jetojmë këtu në këta troje të bukura,shijojmë jetën dhe do të vazhdojmë me shekuj të jetojmë këtu.
Faleminderit shumë kryetarit të komunës që ishte i vendosur për rregullimin e ujit të pijshëm të vendit tonë.
NËSE EGZISTON MREKULLIA NË KËTË PLANET ËSHTË UJI
Respekte …
12.07.2020 Bashkësia vendore f.Dollogozhdë
f.Dollogozhdë Kryetar:
d.v. Teki Arsllani