Tragjedi shqiptare në Itali, vdes i riu nga Maqedonia (FOTO)

Një shëtitje me makinë shndërrohet në tragjedi. Makina Polo Volkswagen godet murin, vdes një i ri. Shoku që ka vozitur:”Ndjehem fajtor”

Jeton Shabani (25), i riu shqiptar nga Kamjani i Tetovës, me banim në Arkole, ka humbur jetën mbrëmë në një aksident rrugor në afërsi të San Bonifaçio, transmeton Tetova News sipas shtypit italian.

Në fillim vetura është përplasur në rrethojën e një oborri të një vile, pastaj në mur. Këtë e ngiste shoku i tij Patrik nga Brazili, i cili ka shkruar në Facebook:”Do më mbetesh gjithmonë në ndërgjegje, ndjehem fajtor”. Viktima, Jeton Shabani ishte 26 vjeç dhe jetonte në Arkole.StrugaLajm

Ngjarja ka ndodhur në ora 23 të natës. Policia italian po merret me zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie. /TetovaNews

In : Aktuale

Loading...
loading...