Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është krenar me Kosovën.
Kështu tha këshilltari i tij për siguri kombëtare Herbert McMaster. Ai shtoi se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën si shtet stabil, prosperues dhe demokratik, raporton TV 21.
Këto komente MCMaster i bëri në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Washington.
Në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Kosovës në Washington fjalë rasti patën edhe presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj.