Trump-i dhe ne buburrecat e Ballkanit

Ilir Mirena

Nje dite keshtu do te dilni ta mbeshtesni edhe nje shkembim te mundshem te territoreve me Serbine. Do ta shpallni dite historike, ju te njejtit qe jeni çjerre, i keni mallku e sha edhe paralajmerimet e mehershme per marreveshen e nenshkruar dje ne Washington, mini-Schengena, e kili mili… Ju te njejtit qe na i humbet disa vite me demarkacion, disa vite me nje takse koti, disa vite ne paranoja e konspiracione tradhetish e shitje territoresh.

Perndryshe, une qe moti jam per ca thika mbi harta. Jam, sepse nuk kam guxim te shkoje ne Leposavic e Zubin Potok, nuk kam guxim te beje kontrabande e krime ne ate pjese, nuk mundem te ndali ripopullimin qe Serbia po e bene andej, e po ashtu nuk i kam miq banditet dhe vrasesit qe kontrollojne ate pjese….StrugaLajm

Prandaj, si i pafuqishem qe jam enderroje qe nje dite permes ca thikave te vogla Presheva te jete pjese e Kosoves, Kosova e Shqiperia se bashku ne nje federate shqiptare, Bosnja e Hercegovina copa-copa e Leposaviqi n’rrot t’s’ames… Nese Trump fiton edhe njehere, ne buburrecat e Ballkanit, krejt keto kemi me i nenshkru. Dhe si Vucici, vetem pak sekonda para nenshkrimit do te kuptojme se çfare po nenshkruajme…

In : Aktuale

Loading...
loading...