Uji i liqenit është i shkëlqyer për t’u larë!

Në kuadër të veprimtarisë së saj dhe kompetencave për të kryer kontrollin e cilësisë sanitare-higjienike të ujit sipërfaqësor në Liqenin e Ohrit, nga ana maqedonase, si dhe të ujit në lumenjtë që derdhen në Liqenin e Ohrit, nga ana maqedonase, Qendra për Shëndet Publik Ohër, në periudhën nga 10 deri më 24 korrik 2024 kreu marrjen e mostrave dhe analizën fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të mbi 30 mostrave të ujit sipërfaqësor, të marra në pjesën bregit të Liqenit të Ohrit – plazhe, në zonën nga plazhi Shën Naum deri në fshatin Radozhdë.

Rezultatet e mostrave të analizuara të ujit në brezin bregdetar të Liqenit të Ohrit, nga ana maqedonase, pjesa që përdoret më së shpeshti për not, sport dhe rekreacion, në periudhën e përmendur kategorizohen, kimikisht në të parën, dhe mikrobiologjikisht në mënyrë të shkëlqyer, që sipas rregullores përkatëse ligjore, ky ujë sipërfaqësor mund të përdoret për not, sport dhe rekreacion.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...