Vaksina kundër Covid-19/Ja kur mund të realizohet ajo!

Vaksina, është e vetmja mënyrë që bota të mund të fitojë përfundimisht luftën me koronavirusin. Ndonëse përflitej që në shtator mund të realizohej, kjo tashmë duket e pamundur. Muajt kalojnë, ndërsa afati zgjatet. Janë rreth 200 vaksina që po krijohen në të gjithë botë, ndërsa rreth 18 prej tyre po testohen. Së fundmi, Prof Robin Shattock, i cili udhëheq ekipin e Imperial College në Londër, për krijimin e vaksinave, thotë se nëse gjithçka shkon mirë, vaksina do të jetë gati në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Ai tha se deri më tani janë vaksinuar 15 vullnetarë, ndërsa pritet që në javët e ardhshme të vaksinohen edhe 200 deri në 300 persona të tjerë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...