Vazhdon ora policore në Maqedoninë e Veriut, ja në cilat komuna!?

Komisioni për Sëmundje Infektive propozon vazhdim të orës policore në komunat më të rrezikuara, shkruan Sdk.mk.

Sipas burimeve të tyre, propozohet që orë policore të ketë vetëm në komunat më të rrezikuara edhe atë nga ora 22 deri në ora 5 të mëngjesit.StrugaLajm

Kjo de fakto do të thotë se orë policore do të ketë në Shkup, Kumanovë (me Likovën), Tetovë dhe Shtip, respektivisht në komunat ku pati orë policore treditore vikendin e fundit, transmeton Gazeta Lajm.

Ende nuk dihet nëse qeveria do ta pranojë këtë propozim të Komisionit. Burime nga Komisoni poashtu kanë thënë se edhe gjatë ditës së sotme numri i të infektuarëve me Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut do të jetë i lartë, kryesisht në komunat e lartpërmendura.

In : Aktuale

Loading...
loading...