Vdes strugani ,goditet nga traktori

Me datë 14.04.2022 në policinë e Strugës është raportuar se i ndjeri A.M (62) nga fshati Oktisi i Strugës është sjellë në Shtëpinë e Shëndetësisë në Vevçan shkruan strugalajm. Një mjek ka konstatuar vdekjen e tij dhe nga masat e marra është konstatuar se është përplasur nga një traktor i cili ka nisur të lëvizë i pakontrolluar ndërsa A.M. ka kryer punë ndërtimore në oborr. Në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje ekipet e Prokurorit Publik dhe Policisë dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion mëson Struga lajm nga policia.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...