Vdiq në spital, pas sherrit mes kushërinjve. Shkak gruaja e …

Tre ditë më parë, dy kushërinj u konfliktuan me njëri-tjetrin në Peshkopi, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sherri mes tyre ndodhi për motive banale. Disa ditë më parë, 42-vjeçari me iniciale A.T po ecte në rrugë me bashkëshorten e tij dhe përballë i del kushëriri H.T, 43 vjeç.StrugaLajm

A.T akuzoi kushëririn e tij se i pa gruan dhe tentoi ta godiste me thikë. Për t’u vetëmbrojtur, 43-vjeçari e qëlloi në kokë me dru dhe më pas e dërgoi vet në spital. Gjatë këtyre ditëve, i plagosuri ishte në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që sot fatkeqësisht ndërroi jetë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...