Gjithnjë e më pak qytetarë të Maqedonisë kanë mundësi të shkojnë në pushime. Vetëm 25 % e qytetarëve kanë qenë në pushime verore ose dimërore, derisa pjesa dërmuese e qytetarëve kanë mbetur në shtëpi, njofton Gazeta Koha duke u bazuar në të dhënat e hulumtimit “Udhëtimet e banorëve të vendit 2016”, e realizuar nga Enti shtetëror për statistikë. Numrat e publikuar në hulumtim tregojnë se gati 75% e qytetarëve nuk kanë qenë në pushim, derisa 25.4% kanë udhëtuar diku nëpër Maqedoni apo jashtë vendit. Në analizën e Entit shtetëror për statistikë nënvizohet se pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë qenë në pushime kanë dalë jashtë shteti. Në fakt, 61% kanë qenë në Greqi, pastaj Mal të zi dhe Shqipëri. Thuajse 30% kanë pushuar në Maqedoni, ndërsa 9.18 % e popullatës kanë qenë në pushime edhe brenda edhe jashtë vendit. Megjithatë, pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë qenë në pushim, pushimi u ka zgjatur shtatë ditë apo 14 ditë.
Loading...
loading...
Related Articles
-
-
E kujt do të jetë Turqia?
May 10, 2023 -
-
Foto Lajm:Strugani lahet në liqen, nuk e tremb dëbora!!!
February 27, 2018
Lajmet e fundit
Kur njerëzit e zbuluan djathin
Shkencëtarët mund të jenë pranë zbulimit të origjinës së prodhimit të djathit, pas gjetjes së provave të reja mbi këtë aktivitet mijëvjeçar. Por çfarë shijeje mund të ketë pasur djathi...
Read More
Imazhi që ka përlotur botën: Pesëvjeçari i sëmurë nga kanceri (Foto)
Nëna e kishte fotografuar të birin duke qëndruar i shtrirë në gjoksin e babait për disa minuta, para se ta jepte frymën e fundit.Ai në çastet e fundit i kishte...
Read More
Ja sa nxënës u regjistruan në afatin e parë!
Në paraqitjen e parë të afatit të qershorit për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2017/2018, e cili u zbatua në dy ditët e fundit (28 dhe 29...
Read More
PRITSHMËRIA DHE ZHGËNJIMI NGA SPITALET
Alide Lloga, 30.06.2017/Strugalajm com Në ditët e sotme më shumë se kurdoherë më parë vizita e pacientëve nëpër spitale është bërë tejet e domosdoshme. Ndodh që këto vizita të...
Read More
Tërmet i ri në rajonin e Ohrit
Tërmet me magnitudë prej 2,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar pasdite në orën 13:30 në rajonin epiqëndror të Ohrit. Tërmeti ishte ndjerë në Ohër dhe në rrethin me...
Read More
“Balenës Blu”,sulmon në Shqipëri 15-vjeçarja tenton të hidhet nga pallati
Balena Blu kthehet sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë pre e saj ka rënë një vajzë moshës 15-vjeçare nga qyteti i Korçës. Ajo është ngjitur në katin e fundit...
Read More
Loading...
loading...