Lebit Murtishi
Vitet ikin…
(Dëshmorit Naser Hani)
Askush s’e kthen kokën pas
Te ura, te rrapi
Ku ti pret e përcjell
Nën heshtje të pakuptimta
Gjenerata e gjenerata…
Veleshtës iu thanë fjalët.
Strugës i mjafton një urë
Ku mblidhen burra të zhburrêruar
Si pelegrinë pa abdes…
E ti,
Ti buzëqesh
Buzëqesh…