30 vjeçari nga Maqedonia e Veriut është mbytur në Dubrovnik


Trupi i shtetasit 30-të vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasdite është nxjerrë nga deti në Dubrovnik. Siç njofton HINA, në rrjedhë është kontrolli në vend dhe konfirmohen rrethanat për vdekjen e burrit.

Policia e Dubrovnikut ka kumtuar se diçka para orës 13:00 nga Deti Adriatik në rajonin e Boninovës në Dubrovnik është nxjerrë trupi i burrit, i cili është identifikuar si shtetas 30-të vjeçar i Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëndrim të përhershëm në Dubrovnik.

Portalet lokale publikojnë se policia pak para orës 13:00 është thirrur nga qytetarët të cilët kanë parë se dikush po mbytet në det. Ka intervenuar ndihma e shpejtë dhe policia me anije.StrugaLajm

Të dhënat jozyrtare thonë se burri ka rënë në det prej ku nuk ka mundur të dalë. Prejse është nxjerrë nga ujërat ende ka dhënë shenja jete, ndërsa pastaj ka vdekur.

In : Aktuale

Loading...
loading...