VMRO: Nga ministria Grubit derdhen para në agjencinë turistike, pronë e vëllait të tij

Partia VMRO-DPMNE më e madhe opozitare ka shpalosur akuza të reja ndaj vicepremierit të parë qeverisë z.Artan Grubi. Kjo parti pohon se nga arka e ministrisë të cilën e drejton Artan Grubi, janë derdhur mjete financiare në një agjenci turistike, e cila është pronë e vëllait të Grubit.

VMRO thotë se është duke vluar në radhët e BDI’së. Sipas tyre, me muaj të tërë është duke u zhvilluar beteja brenda anëtarëve të sajë. Me paralajmërimin për një spektakël të madh, Grubi e paralajmëroi edhe pjesëmarrjen e liderit të BDI’së Ali Ahmeti në tubimin e sontshëm.
Nënkryetari i BDI’së Izet Mexhiti, nuk do të merrë pjesë në këtë tubim, për shkak se, sic është shprehur, ai është organizuar me presion të madh ndaj anëtarëve “artanistë” të kësaj partie./TV24StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...