Xhabir Doko nga Ohri zv/ministër në dikasterin që drejtohet nga Artan Grubi

Mbrëmjen e së enjtes, me propozim të kryeministrit, Dimitar Kovaçevski Kuvendi zgjodhi zëvendësministrat e rinj, prej të cilëve dhjetë janë kuadro të partive shqiptare pjesëmarrëse në qeveri, njofton FlakaGjithsej u zgjodhën 16 zëvendësministra.

Kuadro shqiptare u zgjodhën Bashkim Hasani, zv/ministër i Mbrojtjes, Agim Nuhiu, zv/ministër i Drejtësisë, Nazim Bushi, zv/ministër i Punëve të Brendshme, Xhabir Doko, zv/ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Fatmire Isaku, zv/ministre e Punëve të Jashtme, Daim Luçi, zv/ministër i Kulturës, Abdulshyqyr Abedini, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe menaxhimit me ujërat, dhe Bekim Rexhepi, zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve, përcjell Flaka

Kuadro nga partitë të bllokut maqedonas u zgjodhën: Filip Nikolloski, zv/ministër i Financave, Zoran Manevski, zv/ministër i Ekonomisë, Vlladimir Rendevsk, zv/ministër i Shëndetësisë, Zoran Dimitrovski, zv/ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Bajdevski, zv/ministër i Shoqërisë Informatike dhe Adminstratë, Hristina Oxhaklieska, zv/ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Edhe në kabinetin qeveritar, nga 18 ministra 9 janë kuadro shqiptare, edhe atë: Artan Grubi ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi – ministër i EkonomisëSllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes, Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë, Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës, Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Xhemail Çupi – ministër pa resor, dhe Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, i propozuar nga LSDM.StrugaLajm

Ministra nga LSDM dhe partitë tjera të koalicionit u zgjodhën: Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë, Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës, Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje, Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane dhe Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit.

Qarqe ekstreme maqedonase, përbërjen qeveritare e quajtën qeveri të BDI. 

In : Aktuale

Loading...
loading...