Ymer Ymeri i pari në listën e këshilltarëve të Aleancës në Strugë

Ymer Ymeri ,do të jetë bartësi i listës së këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët në garën elektorale lokale për Strugën, mëson Strugalajm.com nga burime brenda kësaj structure politike.Aleanca për Shqiptarët për nesër ka caktuar Kuvendin e degës ku pritet të zyrtarizohet kandidati për kryetar të Komunës së Strugës si dhe bartësi i listës .Tashmë në opinion si kandidati më i avantazhuar i Aleancës për Shqiptarët, përmendet lideri i kësaj partie Ziadin Sela i cili me gjasë nesër edhe do të zyrtarizohet nga ana e Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë.Ymer Ymeri, me vendim të Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët u zgjodh para disa javëve ushtrues detyre në pozicionin e kryetarit të degës së kësaj partie në Strugë.Ymer Ymeri është farmacistë i diplomuar,  aktivistë shumëvjecar politik në Strugë, vjen nga fshati Zagracan.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...